Siguria kibernetike nuk njeh moshë!
Në Qendrën Ditore të të Moshuarve në Durrës, zhvilluam një aktivitet informues mbi rreziqet kibernetike dhe mënyrat për të shmangur mashtrimet online. Të moshuarit janë një nga grupet më të prekura nga skemat mashtruese, ndaj edukimi dhe ndërgjegjësimi për përdorimin e internetit janë hapa të domosdoshëm për t’i mbrojtur ata në hapësirën digjitale.
Falenderojmë Prezencën e OSBE-së në Shqipëri për mbështetjen në këtë nismë që synon fuqizimin e çdo grupmoshe në epokën digjitale!







