Zhvillohet vizita rajonale mbi bashkëpunimin me Western Balkans Cyber Capacity Center (WB3C)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mirëpriti një delegacion nga Franca, Sllovenia dhe Mali i Zi në kuadër të një vizite rajonale mbi bashkëpunimin me Western Balkans Cyber Capacity Center (WB3C).

Si koordinator kombëtar për këtë qendër, AKSK ka mundësuar pjesëmarrjen e punonjësve të administratës publike në trajnimet e organizuara deri më tani. Në vijim, WB3C do të mbështesë një sërë iniciativash rajonale për forcimin e sigurisë kibernetike.

Gjatë vizitës, delegacionet patën mundësinë të njiheshin nga afër me Qendrën e Operacioneve të Sigurisë (SOC) dhe laboratorët e specializuar, duke u informuar mbi ekspertizën dhe punën e AKSK.

AKSK mbetet i angazhuar në forcimin e kapaciteteve të sigurisë kibernetike në Ballkanin Perëndimor, duke ndarë ekspertizën shqiptare dhe mbështetur bashkëpunimin rajonal.

Drejtori i AKSK z. Igli Tafa falënderon homologun e tij Izraelit pas përfundimit të detyrës së tij