U zhvillua në Elbasan një tjetër sesion ndërgjegjësues mbi Higjienën Kibernetike, pjesë e nismave të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për edukimin dhe fuqizimin e qytetarëve dhe punonjësve të administratës publike në drejtim të sigurisë digjitale.
Me rreth 400 pjesëmarrës online dhe fizikisht, ky aktivitet solli në vëmendje rëndësinë e praktikave të thjeshta por të domosdoshme për mbrojtjen nga rreziqet në mjedisin online. Pjesëmarrësit u njohën me mënyrat se si mund të rrisin sigurinë e tyre përmes përdorimit të vetëdijshëm të teknologjisë dhe ndërtimit të zakoneve të sigurta në përditshmëri.
Mirënjohje për Departamentin Amerikan të Shtetit dhe CRDF Global për mbështetjen e vazhdueshme dhe kontributin e tyre në forcimin e kapaciteteve vendase dhe promovimin e praktikave të sigurta në hapësirën digjitale.
#AKSK #HigjienaKibernetike




