Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe GIZ Albania nënshkruan Memorandumin e Mirëkuptimit për forcimin e bashkëpunimit në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus zhvillimin e Laboratorit të Sigurisë Kibernetike për trajnim, simulim dhe shkëmbim ekspertize në nivel kombëtar dhe rajonal.
Kjo marrëveshje është një hap i rëndësishëm drejt arritjes së objektivave strategjike, duke krijuar kushtet për përkthimin e ideve dhe prioriteteve të përbashkëta në plane veprimi konkrete, si dhe për forcimin e bashkëpunimit rajonal në sigurinë kibernetike, në funksion të ndërtimit të një mjedisi digjital më të sigurt në Ballkanin Perëndimor.
