Me mbështetjen e Ambasadës së Izraelit në Tiranë dhe ekspertit të AI, Z.Dror Gill, u mbajt në ambientet e AKCESK leksioni i hapur lidhur me përdorimin dhe sfidat e inteligjencës artificiale në ditët e sotme. Ky leksion u fokusua në algoritmet qe përdoren në inteligjencën artificiale, aplikimi i saj në njohjen e fytyrës/zërit si dhe automatizimin e proceseve . Stafi i AKCESK u njoh me disa platforma të AI, përditësimin e tyre ndër vite si dhe u përfshi në diskutimin mbi të ardhmen e përdorimit të kësaj teknologjie.
Leksioni u përqëndrua edhe në efektet pozitive të përdorimit të AI në proceset e punës apo ato negative per qëllime keqdashëse. AKCESK ne bashkëpunim të vazhdueshëm me partnerë ndërkombëtarë është i angazhuar në iniciativa te tilla për fuqizimin e kapaciteteve teknike të burimeve njerëzore.