Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) organizon një webinar informues mbi sigurinë kibernetike në jetën e përditshme, me fokus rritjen e ndërgjegjësimit dhe ofrimin e njohurive praktike për mbrojtjen në hapësirën digjitale.
Në një realitet ku teknologjia është e pranishme në çdo aspekt të jetës sonë personale dhe profesionale, njohja e rreziqeve kibernetike dhe zbatimi i masave mbrojtëse janë thelbësore për ruajtjen e sigurisë së të dhënave dhe privatësisë.
Gjatë webinarit do të trajtohen këto tema kryesore:
- Siguria kibernetike në jetën e përditshme: koncepti dhe rëndësia
- Siguria kibernetike në ambientin e punës
- Siguria kibernetike në jetën personale
- Siguria kibernetike në shtëpinë inteligjente (Smart Home)
- Masa praktike dhe rekomandime për mbrojtje
Pjesëmarrësit do të përfitojnë këshilla konkrete dhe praktika të thjeshta për identifikimin e kërcënimeve më të zakonshme kibernetike, si dhe për reduktimin e rrezikut nga mashtrimet, sulmet online dhe keqpërdorimi i të dhënave personale.
Trajnues: Orjon Xhyra
Data: 29 Janar 2026
Ora: 15:00 – 16:00