Takimi ne zyrat e Autoritetit me Presidentin e Jones Group, z.John G.Lord

Takimi ne zyrat e Autoritetit me Presidentin e Jones Group, z.John G.Lord

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike, njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Z. Igli Tafa zhvilloi një takim me Presidentin e Jones Group Z. John G. Lord.

Takimi u zhvillua në funksion të bashkëpunimit të AKCESK me kompaninë Jones Group në kuadër të Strategjisë së Sigurisë Kibernetike.

Presidenti i kompanisë Jones, z. John G.Lord shprehu dëshirën për të bashkëpunuar me Autoritetin.

Nga ana e tij, Drejtori i Përgjithshëm z. Igli Tafa, e falenderoi z. Lord për mbështetjen që kompania e drejtuar prej tij, ka ofruar ndaj institucioneve publike në Shqipëri. Ekspertiza dhe kapacitetet që ofron kompania Jones mund të shërbejnë si një mundësi e shkëlqyer në funksion të implementimit të strategjisë së sigurisë kibernetike, theksoi përgjatë takimit Drejtori i Përgjithshëm i AKCESK.

Investime Konkrete në Sigurinë Kibernetike – Prioritet i Shqipërisë dhe Partnerëve Strategjikë
AKSK