Zhvillohet takim ndërgjegjësues mbi sigurinë digjitale për nxënësit e Shkollës Artistike “Jorndan Misja”

Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në institucionet arsimore, u zhvillua këtë herë një takim informues me nxënësit e Shkollës Artistike “Jordan Misja”, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), me fokus rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në hapësirën digjitale.

Masat e sigurisë kibernetike gjatë festave, në fokus të takimeve koordinuese me infrastrukturat

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një seri takimesh koordinuese me përfaqësues të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me fokus forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit përballë rreziqeve të shtuara kibernetike gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë takimeve u theksua se periudha festive karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e kërcënimeve kibernetike, për […]

AKSK zhvillon trajnim për forcimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar për stafin e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me qëllim forcimin e kapaciteteve teknike dhe rritjen e ndërgjegjësimit në fushën e sigurisë kibernetike. Aktiviteti, i mbajtur në ambientet e Autoritetit, u fokusua në aftësimin e pjesëmarrësve për të reaguar në mënyrë efektive ndaj […]

Njoftim i Rëndësishëm: Cenueshmëri kritike në produktin Microsoft SharePoint

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit për identifikimin e një cenueshmërie kritike në produktin Microsoft SharePoint, CVE-2025-53770. Kjo cenueshmëri është një variant i avancuar i CVE-2025-49706 dhe mundëson ekzekutim të komandave në distancë (RCE) pa nevojë për autentikim, duke u dhënë aktorëve keqdashës akses të plotë në përmbajtjen e SharePoint, përfshirë edhe skedarët e konfigurimeve. […]

AKSK zgjeron rrjetin e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit

Në zbatim të ligjit nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike” dhe metodologjisë përkatëse, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave lista e përditësuar e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, e cila përfshin gjithsej 215 operatorë në nivel kombëtar: 133 të klasifikuar si infrastrukturë kritike, 82 si infrastrukturë e rëndësishme e informacionit.

Pse Bashkimi Europian duhet ta integrojë Ballkanin Perëndimor në Agjencinë e tij për Sigurinë Kibernetike?

Po jetojmë në një periudhë të karakterizuar nga cenueshmëria digjitale dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike. Në këtë kontekst, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje e qëndrueshmërisë kombëtare, por përbën një dimension thelbësor të procesit të integrimit europian në rajonin tonë. Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), domosdoshmëria për t’u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian […]