A je gati ta testosh veten në arenën më sfiduese të sigurisë kibernetike në Evropë?
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim me përfaqësues të organeve ligjzbatuese, me fokus forcimin e bashkëpunimit institucional në fushën e sigurisë kibernetike, në përputhje me vizionin e AKSK për ndërtimin e një qasjeje të koordinuar dhe të qëndrueshme në përballimin e kërcënimeve kibernetike.
45 studentë nga Universiteti i Leidenit në Hollandë, nga programi i Administrimit Publik, zhvilluan një vizitë studimore pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.
Forcimi i bashkëpunimit me universitetet është një element i rëndësishëm i vizionit të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike për zbulimin e talenteve të rinj dhe ndërtimin e kapaciteteve në fushën e sigurisë kibernetike. Në këtë drejtim, AKSK nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Western Balkans.
Në vijim të aktiviteteve ndërgjegjësuese në institucionet arsimore, u zhvillua këtë herë një takim informues me nxënësit e Shkollës Artistike “Jordan Misja”, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës (ASHDMF), me fokus rritjen e ndërgjegjësimit mbi sigurinë në hapësirën digjitale.
Një grup nxënësish nga shkolla “Kostandin Kristoforidhi”, Elbasan, zhvilluan një vizitë informuese në ambientet e Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në kuadër të nismave të vazhdueshme për afrimin e të rinjve me fushën e sigurisë kibernetike dhe rritjen e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë e saj.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një seri takimesh koordinuese me përfaqësues të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me fokus forcimin e gatishmërisë dhe koordinimit përballë rreziqeve të shtuara kibernetike gjatë periudhës së festave të fundvitit. Gjatë takimeve u theksua se periudha festive karakterizohet nga një rritje e ndjeshme e kërcënimeve kibernetike, për […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Hollandës, në bashkëpunim me Observer Research Foundation America dhe Albania Sustainable Development Organization, organizuan në Tiranë një dialog rajonal mbi politikat e sigurisë kibernetike. Ky aktivitet mblodhi 50 pjesëmarrës nga qeveria, biznesi dhe shoqëria civile nga gjashtë vendet e Ballkanit […]
Në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike u zhvillua ceremonia e ndarjes së çertifikatave për fituesit e fazës së parë të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike, një nismë që synon të nxisë pjesëmarrjen e gjerë dhe të përfshijë talentet e reja në zhvillimin e aftësive praktike në fushën e sigurisë kibernetike. Në fjalën e tij […]