Studentë nga Universiteti i Leidenit njihen me përvojën e Shqipërisë në sigurinë kibernetike

45 studentë nga Universiteti i Leidenit në Hollandë, nga programi i Administrimit Publik, zhvilluan një vizitë studimore pranë Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Gjatë vizitës, studentët u njohën me institucionin dhe me përvojën konkrete të Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike. Diskutimi u përqendrua në mënyrën e reagimit institucional, koordinimin ndërmjet strukturave përkatëse dhe rolin e administratës publike në menaxhimin praktik të situatave të tilla, duke u shoqëruar me pyetje nga studentët lidhur me fushën e tyre të studimit.

Marrëveshje bashkëpunimi AKSK–Universiteti Western Balkans për zhvillimin e kapaciteteve në sigurinë kibernetike