Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Adnan Alghunaim.
Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus forcimin e kapaciteteve, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe ndarjen e praktikave më të mira për reagimin ndaj incidenteve.
Takimi shërbeu gjithashtu për të diskutuar mundësitë e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në fushën e sigurisë kibernetike, si dhe për të hedhur bazat e një bashkëpunimi më të strukturuar ndërmjet institucioneve përkatëse të dy vendeve.
