Shqipëri-Spanjë, mundësitë për bashkëpunim në sigurinë kibernetike

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), z. Igli Tafa, zhvilloi një takim me Ambasadorin e ri të Mbretërisë së Spanjës në vendin tonë, Sh.T. Gabriel Cremades Ventura.

Në qendër të takimit ishin diskutimet mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e sigurisë kibernetike. Palët theksuan rëndësinë e ndarjes së përvojave dhe zhvillimit të kontakteve institucionale midis dy vendeve, duke shprehur interes për inicimin e një projekti të përbashkët në kuadër të programeve dhe mbështetjes së Bashkimit Evropian.

Në vijim të bisedës, u ra dakord që të zhvillohen takime në nivel teknik mes ekspertëve të AKSK-së dhe institucioneve homologe spanjolle, me qëllim identifikimin e fushave konkrete të bashkëpunimit dhe përcaktimin e hapave të ardhshëm për realizimin e kësaj iniciative.

AKSK vazhdon të konsolidojë marrëdhëniet ndërkombëtare për të rritur kapacitetet kombëtare në sigurinë kibernetike dhe për të siguruar një mjedis digjital më të qëndrueshëm përballë sfidave aktuale.
AKSK publikon analizën teknike të skedarit keqdashës Lumma Stealer