Faza e dytë e Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike u përmbyll me sukses, duke vlerësuar studentët që spikaten në analizën e kërcënimeve kibernetike dhe interpretimin e të dhënave teknike. Kjo fazë kishte në qendër Threat Intelligence, një komponent thelbësor për identifikimin dhe parandalimin e sulmeve moderne kibernetike.
Gjatë kësaj etape, pjesëmarrësit përballuan detyra të avancuara analitike, ku vlerësohej aftësia për të deshifruar indikatorë komprometimi, për të lexuar gjurmë teknike dhe për të ndërtuar skenarë mbi taktikat dhe teknikat e aktorëve kibernetikë.
Fituesit në kategorinë e studentëve
- Françesko Shahinasi
- Orlin Balliu
- Orgito Leka
Institucionet arsimore fituese
- Tirana Business University
- Universiteti Metropolitan i Tiranës
- Akademia e Forcave të Armatosura
Certifikatat për fituesit dhe pjesëmarrësit u shpërndanë pranë institucioneve arsimore përkatëse, duke formalizuar përfundimin e fazës së dytë dhe progresin e studentëve në maratonë.
Me mbylljen e kësaj etape, gara hyn në një fazë edhe më sfiduese me 2 faza të tjera, ndërsa AKSK vijon të ndërtojë një komunitet të qëndrueshëm talentesh në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus në aftësi praktike dhe analizë të thelluar teknike.
