“Reagimi ndaj incidenteve kibernetike” – Cybersecurity Talent Club

Takimi i radhës i Cybersecurity Talent Club solli në fokus reagimin ndaj incidenteve kibernetike, duke trajtuar mënyrat se si identifikohen, analizohen dhe menaxhohen situatat kritike në kohë reale. Përmes diskutimit të rasteve konkrete, pjesëmarrësit u njohën me sfidat dhe vendimmarrjen që kërkohet në momente kyçe për mbrojtjen e sistemeve dhe të dhënave.

Ekspertë nga AKSK dhe AKSHI ndanë përvojën e tyre mbi praktikat më të mira dhe rëndësinë e koordinimit ndërinstitucional, duke zhvilluar edhe një diskutim të hapur me pjesëmarrësit. Cybersecurity Talent Club vijon të krijojë një hapësirë aktive për të rinjtë, duke i afruar me realitetin e sigurisë kibernetike dhe duke forcuar kapacitetet e tyre profesionale.

AKSK falënderon Startup Albania, ProTik, Piramidën e Tiranës dhe Innovation Hub, për mbështetjen në realizimin e këtij eventi.

AKSK pjesë e MatchMaker Albania 2 – Workshop mbi reagimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike