Përdorim i sigurt i internetit / AKSK zhvillon aktivitet ndërgjegjësues me nxënësit e Shkollës së Mesme të Bashkuar “16 Shtatori”

Në vijim të nismave për ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve mbi sigurinë digjitale, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) zhvilloi një aktivitet informues në Shkollën e Mesme të Bashkuar “16 Shtatori” në Pezë, në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës.

Aktiviteti kishte në fokus përdorimin e sigurt të internetit, mbrojtjen e të dhënave personale dhe ndërgjegjësimin për rreziqet që vijnë nga hapësira kibernetike.
Përmes shembujve praktikë dhe diskutimeve interaktive, nxënësit mësuan si të përdorin internetin në mënyrë të përgjegjshme dhe si të reagojnë ndaj situatave të pasigurta online.

Ky bashkëpunim ndërmjet AKSK dhe ASHDMF synon të forcojë edukimin digjital të brezit të ri dhe të krijojë një kulturë sigurie që nis që në bankat e shkollës.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Shtator 2025