Kontribuoni në mbrojtjen e infrastrukturave tona kibernetike duke raportuar incidentet që hasni!
Sipas Ligjit 25/2024 “Për sigurinë kibernetike”, neni 25 i tij, çdo subjekt, përpos operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, kanë mundësinë të raportojë vullnetarisht incidente të sigurisë kibernetike.
Çfarë përmban ky nen?
1. Përveç operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit raportojnë vullnetarisht edhe subjekte të tjera.
2. CSIRT-i Kombëtar shqyrton raportimet e bëra dhe, në varësi të tyre, përcakton rëndësinë e ndikimit të incidentit kibernetik, sipas parametrave të përmendur në pikën 4 të nenit 23 të këtij ligji, duke zbatuar në çdo rast parimin e konfidencialitetit.
3. Raportimet vullnetare shqyrtohen nga Autoriteti vetëm pasi është vlerësuar që këto raportime nuk ndikojnë në trajtimin e raportimeve të detyrueshme të operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
4. Raportimi vullnetar nuk krijon pasoja apo detyrime për subjektin raportues, nëse ai nuk do të kishte bërë një raportim të tillë.