Njoftim Për Publikun Mbi Telefonatat Mashtruese Të Realizuara Përmes Teknologjisë VoIP

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dëshiron të informojë publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit).

Në ditët e fundit janë raportuar raste telefonatash nga adresa me prapashtesa si “@gmail” apo platforma të tjera, ku përdoret emër banke. Gjatë telefonatës, në ekran mund të shfaqet emri ose logoja e bankës, duke krijuar përshtypjen se telefonata vjen nga banka, ndërkohë në fakt bëhet fjalë për një përpjekje mashtrimi.

Këto lloj telefonatash realizohen përmes internetit dhe identiteti i vërtetë i telefonuesit nuk mund të verifikohet përmes këtyre adresave (p.sh. @gmail, @instagram apo platforma të tjera).
Gjatë telefonatave, personat që telefonojnë mund të komunikojnë në gjuhë të ndryshme dhe të kërkojnë të dhëna të kartës bankare ose informacione të tjera personale me pretendimin për ndalimin e disa veprime të dyshuara të kryera me kartën tuaj.

Kini kujdes:
• Bankat në Shqipëri nuk do t’ju kërkojnë kurrë përmes telefonit të dhëna të kartës bankare, PIN-in, kodet e sigurisë apo informacione të tjera konfidenciale.
• Nëse merrni një telefonatë të dyshimtë, mos ndani asnjë informacion personal dhe ndërprisni menjëherë telefonatën.
• Verifikoni çdo komunikim duke kontaktuar bankën tuaj vetëm përmes numrave zyrtarë të publikuar nga banka.
• Raportoni menjëherë çdo rast të dyshimtë pranë bankës suaj.

“Si mendojnë hakerat?” – Cybersecurity Talent Club