Edicioni i katërt i Balkan Cybersecurity Days 2026 nisi sot në Shkodër, duke mbledhur profesionistë të sigurisë kibernetike nga institucionet publike dhe private në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për të shkëmbyer pikëpamje mbi kërcënimet aktuale, zhvillimet e politikave dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike.
Konferenca organizohet nga DCAF, FIRST dhe Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Bashkinë Shkodër dhe Western Balkans Cyber Capacity Centre (WB3C)
Në fjalën hyrëse, Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), Saimir Kapllani, theksoi se sulmet kibernetike nuk njohin kufij dhe se aktorët keqdashës shpesh synojnë njëkohësisht disa vende në rajon. Ai nënvizoi se kur një vend sulmohet, edhe vendet e tjera në rajon mund të ekspozohen ndaj rrezikut, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit rajonal.
Sesioni hapës përfshiu gjithashtu fjalë përshëndetëse nga Nicholas Abbott, Ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shqipëri, i cili vlerësoi këtë aktivitet si një hapësirë të rëndësishme për komunikim në peizazhin rajonal të sigurisë kibernetike.
Programi përfshiu gjithashtu një fjalë kryesore nga përfaqësuesja e Divizionit të Strategjisë dhe Politikave të Sigurisë Kibernetike të BE-së pranë Autoritetit Italian për Sigurinë Kibernetike, e cila foli mbi rreziqet e zinxhirit të furnizimit te kërcënimet kuantike dhe orientimi në sfidat e sotme të sigurisë kibernetike.
Konferenca organizohet në kuadër të projektit të DCAF “Programme for Good Cybersecurity Governance in the Western Balkans”, i mbështetur nga Foreign, Commonwealth & Development Office (FCDO) i Qeverisë së Mbretërisë së Bashkuar.
