AKSK vijon angazhimin me ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për mbrojtjen online. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, AKSK ka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat “Qemal Cena”, “Halit Çoka”, “Jashar Hoxha”, “Ibrahim Hima”, “Bahri Nela”, “Sami Kalasa” dhe “Feti Vogli”.
Ky aktivitet, i cili do të vazhdojë gjatë gjithë vitit shkollor, synon të rrisë ndërgjegjësimin për përdorimin e sigurt të internetit dhe teknologjisë, duke i udhëzuar fëmijët dhe të rinjtë për të lundruar me kujdes në hapësirën digjitale, duke përfituar nga teknologjia dhe njëkohësisht duke shmangur rreziqet potenciale online.