Gjatë këtyre ditëve, po vërehet një angazhim i madh nga të rinjtë në të gjithë Shqipërinë, të cilët me pasion, aftësi dhe dëshirë sfidojnë veten në një nga fushat më sfiduese të së ardhmes.
Deri më sot:
– 249 studentë të regjistruar
– 25 institucione pjesëmarrëse, nga të cilat 19 universitete dhe 6 shkolla teknike profesionale
Pjesëmarrësit po përballen me 50 sfida teknike, të ndara sipas niveleve të vështirësisë:
25 fillestare | 15 mesatare | 10 të avancuara
Të gjitha sfidat po zhvillohen në SimSpace, një nga platformat më të avancuara për simulimin e sulmeve dhe trajnimin në mjedise reale kibernetike.
Kjo maratonë është më shumë se një garë – është një mundësi unike për të identifikuar, zhvilluar dhe promovuar gjeneratën e re të ekspertëve të sigurisë kibernetike në Shqipëri.
