Maratona Kombëtare e Sigurisë Kibernetike 2025: AKSK hap garën për talentët e rinj mes universiteteve dhe shkollave profesionale

Për herë të parë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizon Maratonën Kombëtare të Sigurisë Kibernetike 2025, një iniciativë kombëtare për zbulimin, zhvillimin dhe promovimin e talenteve të rinj në sigurinë kibernetike, mes universiteteve dhe shkollave profesionale me drejtim teknologjik:
Përmes platformës ndërkombëtare SimSpace, studentët do të kenë mundësinë të trajnohen në skenarë realë, të fitojnë eksperiencë konkrete dhe të testojnë aftësitë e tyre në fushën e sigurinë kibernetike.

✅ Çfarë përfshin maratona?
➡️Trajnim intensiv nga ekspertët e AKSK me platformën ndërkombëtare SimSpace
➡️4 faza tematike:
Faza I: 1 Gusht-30 Shtator- Bazat e Sigurisë Kibernetike dhe Security Operations Center Analyst (SOC) (përafërsisht 50 orë)
Faza II: 1-31 Tetor – Threat Intelligence (përafërsisht 30 orë)
Faza III: 1-30 Nëntor- Defensive Security(përafërsisht 30 orë)
Faza IV: 1-20 Dhjetor – Offensive Security (përafërsisht 20 orë)
➡️Eventi përmbyllës për shpalljen e fituesve (Dhjetor)
➡️Promovim për instucionet pjesëmarrëse dhe studentët më të mirë
➡️Mundësi për praktika profesionale dhe punësim në sektorin publik dhe privat.

📌 Si mund të bëheni pjesë?
Çdo universitet apo shkollë profesionale mund të regjistrojë deri në 10 studentë për të formuar ekipin përfaqësues.

📅 Afati për regjistrimin e ekipeve: 25 korrik 2025.

👉 Për regjistrime dhe detaje të mëtejshme, kontaktoni në info@aksk.gov.al
Siguria Digjitale për Të Gjithë – Ndërgjegjësim për Fëmijët me Nevoja të Veçanta dhe Prindërit e Tyre