Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar me përfaqësues të disa Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (ISP), të cilët tashmë janë pjesë e listës së re të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Trajnimi kishte për qëllim forcimin e kapaciteteve të personelit teknik, duke ofruar njohuri praktike për mbrojtjen nga kërcënimet kibernetike dhe përmirësimin e reagimit ndaj incidenteve. Ekspertët e AKSK ndanë përvoja konkrete mbi menaxhimin e sigurisë dhe ndërtimin e një kulture të qëndrueshme digjitale në strukturat kritike.
AKSK mbetet i angazhuar në fuqizimin e kapaciteteve kombëtare dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm me aktorët përgjegjës për sigurinë e rrjeteve dhe sistemeve të informacionit.
#AKSK #SiguriaKibernetike



