A je gati ta testosh veten në arenën më sfiduese të sigurisë kibernetike në Evropë?
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e grupmoshës 14–25 vjeç, të apasionuar dhe të talentuar në fushën e sigurisë kibernetike, të aplikojnë për t’u bërë pjesë e ekipit kombëtar që do të përfaqësojë Shqipërinë në këtë garë prestigjioze ndërkombëtare.
ECSC organizohet nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA) dhe mbledh çdo vit ekipet më të mira kombëtare nga mbi 30 vende të Evropës.
Procesi i përzgjedhjes përfshin teste teknike dhe intervista. Pas fazës së vlerësimit dhe trajnimit, 10 pjesëmarrësit më të spikatur do të përzgjidhen për të përfaqësuar Shqipërinë në fazën finale të garës.
Apliko tani: https://forms.office.com/e/Na4HrdEKyB?origin=lprLink (Afati i fundit: 28 shkurt 2026)