Cybersecurity Talent Club vijoi me takimin e gjashtë, duke sjellë në fokus një nga aspektet më praktike të sigurisë kibernetike: përdorimin e mjeteve të ethical hacking.
Në këtë sesion, pjesëmarrësit eksploruan “Hacker’s Toolbox”, duke u njohur me mjetet kryesore të sigurisë dhe rëndësinë e përdorimit të tyre në mënyrë të përgjegjshme. Përmes një trajnimi praktik, u aplikuan teknika reale të ethical hacking, duke ndihmuar në zhvillimin e aftësive konkrete dhe kuptimin më të thellë të sfidave të kësaj fushe.
Takimi u zhvillua me pjesëmarrjen e ekspertëve nga AKSK dhe Vodafone Albania, duke krijuar një hapësirë interaktive për diskutim, pyetje-përgjigje dhe shkëmbim përvojash mes të rinjve dhe profesionistëve të fushës.
AKSK falënderon Startup Albania, ProTik, Piramidën e Tiranës dhe Innovation Hub për mbështetjen në realizimin e këtij eventi.
