Budapest – European CS Capacity Building Conference

Nën iniciativën e presidencës hungareze, Ballkani Perëndimor u ftua të marrë pjesë në konferencën “European CS Capacity Building Conference,” e cila u zhvillua në Hungari. Paneli i dedikuar për Ballkanin Perëndimor u përqendrua në kapacitetet e diplomacisë kibernetike, duke nxitur dialogun dhe bashkëpunimin për forcimin e sigurisë kibernetike në rajon.

Women4Cyber

Aktiviteti, i strukturuar përmes punës në grupe dhe diskutimeve, u përqendrua në rolin e gruas, duke vënë theksin tek ndarja e përvojave të punës, sfidat e përditshme në ambientin profesional, nxitjen e bashkëpunimit dhe frymëzimin e të rinjve, veçanërisht vajzave, për t’u angazhuar në fushën e sigurisë kibernetike.

Washington D.C  – Samiti i 4-rt Global për parandalimin e Ransomware (CRI) 

Shqipëria udhëhoqi një projekt për të përmirësuar zbatimin e Rekomandimit 15 të Task Forcës së Veprimit Financiar mbi rregullimin e aseteve virtuale dhe ofruesve të shërbimeve të lidhura me to, i cili do të ndihmojë në frenimin e fluksit të paligjshëm të fondeve dhe prishjen e ekosistemit të pagesave që nxit industrinë e ransomware,” thuhet […]

Pjesëmarrja e AKSK në POC Network Event Forcimi i Bashkëpunimit për Mbrojtjen Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), mori pjesë në POC Network Event më 12-13 Shtator 2024 në Helsinki. AKSK u angazhua në diskutime mbi mbrojtjen kibernetike, sfidat hibride dhe luftën kundër dezinformimit, duke theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar. Përkushtimi i ekipit tonë vazhdon të luajë një rol kyç në mbrojtjen e infrastrukturës kritike dhe përballimin […]

AKSK mori pjesë në Grupin Informal të Punës (IWG) për Masat e Ndërtimit të Besimit (CBM) të organizuar nga OSBE.

Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike mori pjesë në Grupin Informal të Punës (IWG) për Masat e Ndërtimit të Besimit (CBM) të organizuar nga OSBE. Gjatë këtij takimi u theksua progresi i Shqipërisë në fushën e sigurisë kibernetike, duke marrë vlerësime pozitive nga përfaqësuesit e vendeve anëtare. Kjo pjesëmarrje është një hap i rëndësishëm për forcimin […]

Pjesëmarrja e AKSK në Trajnimin Teknik për Menaxhimin e Inteligjencës së Kërcënimeve për Stafin CSIRT/SOC

AKSK mori pjesë në trajnim teknik “Ndërtimi i Kapacitetit të Sigurisë Kibernetike në Ballkanin Perëndimor” në Prishtinë më 16-17 Shtator 2024. Trajnimi u fokusua në identifikimin, analizimin dhe trajtimin e kërcënimeve kibernetike me mjete moderne të inteligjencës. Korporata MITRE ofroi trajnime mbi standardin NIST, duke forcuar bashkëpunimin midis sektorit publik dhe privat. Qëllimi i këtij […]

Pjesëmarrja e AKSK në Eventin “HerCyberTrack” në Bonn, Gjermani

AKSK mori pjesë në eventin “HerCyberTrack” të organizuar nga ITU në partneritet me GIZ, që u zhvillua në Bonn nga data 16-20 Shtator. Aktiviteti përfshinte trajnime në Digital Forensics, Log Analysis dhe Mitre ATT&CK, si dhe vizita në zyrat e Federal Office for Information Security (BSI) dhe Deutsche Telekom. Qëllimi i eventit ishte fuqizimi i […]

AKSK Pjesëmarrës në “Konferencën për Ekonominë e Nëntokës 2024” në Strasburg

Nga data 2 deri më 5 Shtator 2024, AKSK mori pjesë në “Konferencën për Ekonominë e Nëntokës 2024” në Strasburg, të organizuar nga Këshilli i Evropës dhe Team Cymru. Konferenca u fokusua në: Rritjen e ndërgjegjësimit ndaj kërcënimeve dhe iniciativave në hetimin e krimeve kibernetike. Sfida të reja në ekonominë e nëntokës dhe teknikat për […]