Takimi i FESA-ECATS dhe ENISA në Heraklion, Greqi

Nga data 23 deri më 26 Shtator 2024, në Heraklion, Greqi, u organizua takimi i FESA – ECATS dhe ENISA, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të shteteve anëtare të FESA-s dhe të BE-së.

Takimi përfshiu prezantime nga Komisioni Evropian, ENISA-n dhe FESA-n, duke u fokusuar në risitë e rregullores eIDAS 2 për shërbimet e besuara dhe rëndësinë e ndërveprimit mes shteteve anëtare për përdorimin e portofolit Evropian të Identitetit Digjital. U theksua gjithashtu rëndësia e lidhjes ndërmjet shërbimeve të besuara dhe sigurisë kibernetike sipas Direktives NIS2.

Pjesëmarrja e AKSK në Eventin “HerCyberTrack” në Bonn, Gjermani
AKSK