AKSK organizon trajnim teknik me platformën SimSpace për ekspertët e Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) vijon me përkushtim misionin e tij për forcimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike. Në kuadër të këtij angazhimi, u zhvillua një tjetër trajnim teknik me platformën e avancuar SimSpace, e cila mundëson simulimin realist të sulmeve kibernetike në një mjedis të kontrolluar.

Western Balkan Cyber Camp 2025 – 60 të rinj nga 6 vende të Ballkanit përgatiten në Shqipëri për sfidat e sigurisë kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) përmbylli me sukses Western Balkan Cyber Camp 2025, një kamp treditor që mblodhi 60 të rinj nga gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, me synimin për të zhvilluar aftësitë e tyre teknike dhe strategjike në fushën e sigurisë kibernetike. Ky kamp shërbeu si një platformë unike për shkëmbimin e njohurive […]

AKSK zhvillon trajnim teknik “Live Fire” me simulime reale në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike

AKSK zhvilloi një trajnim teknik “Live Fire” mbi sistemet OT (Operational Technology) në Laboratorin e Sigurisë Kibernetike me studentët e Institutit Kanadez të Teknologjisë (CIT), me fokus në mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Trajnimi u organizua si një simulim Red Team vs Blue Team, ku organizatorët inskenuan një skenar realist të një sulmi kibernetik dhe një […]

AKSK krijon Laboratorin e Sigurisë Kibernetike: Platformë Simuluese për Trajnim dhe Përgatitje ndaj Kërcënimeve Digjitale

Laboratori i Sigurisë Kibernetike, i krijuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), është një platformë trajnimi e avancuar e dedikuar për SOC-un Kombëtar, SOC-et Sektoriale dhe institucionet që përballen me sfidat e sigurisë kibernetike, si në Shqipëri ashtu edhe ndërkombëtarisht. Ky laborator ofron një mjedis simulues inovativ për trajtimin dhe analizimin e sulmeve kibernetike […]