Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU

Shqipëria ngjitet me 23 vende në Indeksin Global të Sigurisë Kibernetike 2024, sipas ITU Në raportin e fundit të publikuar nga ITU, Shqipëria ka bërë një përparim të jashtëzakonshëm duke u ngjitur me 23 vende në renditjen globale të sigurisë kibernetike, krahasuar me raportin e mëparshëm. Aktualisht, vendi ynë bazuar në pikët e performancës renditet në […]

Ndërgjegjësimi Për Mbrojtjen Online Të Fëmijëve Dhe Të Rinjve në Tiranë

AKSK vijon angazhimin me ndërgjegjësimin e fëmijëve dhe të rinjve për mbrojtjen online. Në bashkëpunim me Agjencinë Shtetërore për të Drejtat dhe Mbrojtjen e Fëmijës, AKSK ka zhvilluar aktivitete ndërgjegjësuese në shkollat “Qemal Cena”, “Halit Çoka”, “Jashar Hoxha”, “Ibrahim Hima”, “Bahri Nela”, “Sami Kalasa” dhe “Feti Vogli”. Ky aktivitet, i cili do të vazhdojë gjatë […]

Organizohet tryeza e diskutimit mbi përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian për Sigurinë Kibernetike

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në partneritet me Kosovar Center for Security Studies – KCSS dhe Open Society Foundation, organizoi një tryezë të rrumbullakët për të diskutuar përfshirjen e Ballkanit Perëndimor në politikat dhe mekanizmat e Bashkimit Europian për sigurinë kibernetike. Gjatë kësaj tryeze, përfaqësues nga institucione kombëtare, trupi diplomatik i rajonit dhe BE-ja, si […]

Dita e dytë e Her Cyber Tracks

Dita e dytë e Her Cyber Tracks u përqendrua te përvoja e Shqipërisë gjatë dhe pas sulmit kibernetik të vitit 2022. Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, z. Igli Tafa, ndau një analizë të thelluar mbi sfidat që u hasën dhe masat emergjente që u morën për rikuperimin e sigurisë. Diskutimi u përqendrua gjithashtu në strategjitë […]

Nxitet bashkëpunimi mes AKSK dhe Autoritetit Portual të Durrësit në kuadër të sigurisë së infrastrukturave kritike të vendit

Drejtori i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, zhvilloi një takim me Drejtorin e Përgjithshëm Ekzekutiv të Autoritetit Portual të Durrësit, z. Kreshnik Bajraktari, ku u diskutua për forcimin e bashkëpunimit mes dy institucioneve, në kuadër të mbrojtjes dhe sigurisë së infrastrukturave kritike të vendit. Gjatë këtij takimi, vëmendje e veçantë iu […]

AKSK Merr Pjesë në Workshopin Ndërkombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Trajnimin mbi Ransomware

AKSK mori pjesë në workshopin “Siguria Ndërkombëtare në Hapësirën Kibernetike me partnerët për kundërvënien ndaj kërcënimit të ransomware” i fokusuar në trajtimin e kërcënimit në rritje të sulmeve ransomware. Korporata MITRE ishte pjesëmarrëse dhe ofroi trajnim mbi standardin NIST dhe nxiti forcimin e bashkëpunimit në partneritetin publik-privat. Gjithashtu Instituti i Shkencës dhe Teknologjisë pasqyroi partneritetet […]