Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim konsultativ me përfaqësues të Ofruesve të Shërbimit të Internetit (ISP), ASHDMF, AKEP, Ministrisë së Arsimit, Policisë së Shtetit dhe institucioneve të tjera, për diskutimin e implementimit të modelit “School Mode / ChildSafe” në aksesin e internetit brenda ambienteve shkollore.
Edicioni i katërt i Balkan Cybersecurity Days 2026 nisi sot në Shkodër, duke mbledhur profesionistë të sigurisë kibernetike nga institucionet publike dhe private në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë për të shkëmbyer pikëpamje mbi kërcënimet aktuale, zhvillimet e politikave dhe bashkëpunimin rajonal në fushën e sigurisë kibernetike.
Drejtori i Përgjithshëm në detyrë i AKSK, Saimir Kapllani, priti në një takim të Ngarkuarin me Punë të Ambasadës së Kuvajtit në Shqipëri, z. Adnan Alghunaim. Gjatë takimit u diskutua mbi mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve në fushën e sigurisë kibernetike, me fokus forcimin e kapaciteteve, shkëmbimin e informacionit mbi kërcënimet kibernetike dhe ndarjen […]
Në kuadër të zhvillimeve të fundit gjeopolitike në Lindjen e Mesme dhe rritjes së rrezikut për aktivitete kibernetike ndaj Shqipërisë, si dhe pas raportimit gjatë ditës së sotme të një sulmi kibernetik që lidhet me postën elektronike të Kuvendit të Shqipërisë, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një sërë takimesh me përfaqësues të infrastrukturave kritike […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi takimin e katërt të Cybersecurity Talent Club, i cili këtë herë u fokusua në etikën në hacking dhe kufirin mes kuriozitetit teknik dhe përgjegjshmërisë profesionale në fushën e sigurisë kibernetike. Sesioni përfshiu gjithashtu një ushtrim praktik hands-on, ku pjesëmarrësit eksploruan mënyrat e identifikimit dhe analizimit të dobësive në sisteme.
Studentë të Teknologjisë së Informacionit nga Universiteti Europian i Tiranës (UET) zhvilluan një vizitë studimore në ambientet e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, ku u njohën nga afër me rolin dhe funksionet e institucionit në mbrojtjen e hapësirës digjitale në vend.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ka nisur procesin e fazave kualifikuese për përzgjedhjen e ekipit që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC), kompeticioni më i madh evropian për talentet e reja në sigurinë kibernetike, i organizuar nga Agjencia e Bashkimit Evropian për Sigurinë Kibernetike (ENISA).
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike në bashkëpunim me Shoqatën Shqiptare të Bankave dëshiron të informojë publikun mbi disa raste të fundit të telefonatave mashtruese të realizuara përmes teknologjisë VOIP (telefonata përmes internetit).
“Si mendojnë hakerat?” kjo ishte tema e radhës e takimit të Cybersecurity Talent Club, e fokusuar në sjelljen dhe metodat e sulmuesve kibernetikë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi trajnimin me temë “Ngritja e Standardeve të Sigurisë Kibernetike”, në kuadër të takimeve të përjavshme për rritjen e kapaciteteve me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.