Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-60977 – Marrje e kontrollit të Oracle WebLogic Server përmes RMI Lexo më shumë →
Të Reja

Ngritja e Standardeve të Sigurisë Kibernetike në fokus të trajnimit me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi trajnimin me temë “Ngritja e Standardeve të Sigurisë Kibernetike”, në kuadër të takimeve të përjavshme për rritjen e kapaciteteve me infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

Gjatë takimit u trajtua struktura e masave të sigurisë që duhet të zbatohen nga operatorët, të ndara në masa organizative, teknike dhe operacionale. U sqarua mënyra se si këto masa duhet të implementohen dhe të dokumentohen, si dhe përgjegjësia për adresimin në kohë të mangësive të evidentuara.

Përmes këtyre trajnimeve, të mbështetura nga DCAF, synohet forcimi i zbatimit të standardeve të sigurisë dhe rritja e qëndrueshmërisë së infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.

 

Shpërndaj Postimin