Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me DCAF (Geneva Centre for Security Sector Governance), zhvilloi një trajnim me përfaqësues nga infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit, me fokus implementimin e masave të sigurisë kibernetike.
Trajnimi synoi forcimin e standardeve të sigurisë kibernetike në institucione dhe rritjen e kapaciteteve profesionale të punonjësve, përmes aftësimit të tyre në realizimin e auditimeve të sigurisë kibernetike, në përputhje me kërkesat ligjore dhe standardet ndërkombëtare.
Ky aktivitet është pjesë e një serie trajnimesh që do të vijojnë përgjatë vitit, me fokus mbështetjen e infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme në procesin e përmbushjes së kërkesave ligjore për sigurinë kibernetike.
