AKSK zhvillon takim informues mbi Higjienën Kibernetike me stafin mësimor të shkollës “Myslym Shima”

Në kuadër të aktiviteteve të ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike në sektorin e arsimit, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim informues me stafin mësimor të shkollës “Myslym Shima”, mbi Higjienën Kibernetike dhe praktikat më të mira të sigurisë.

Gjatë takimit u trajtuan parimet bazë të higjienës kibernetike, mbrojtja e të dhënave personale, identifikimi i rreziqeve më të shpeshta online, si dhe masat praktike për parandalimin e incidenteve kibernetike në përdorimin e përditshëm të teknologjisë në mjedisin arsimor dhe jashtë saj.

Këto takime synojnë rritjen e ndërgjegjësimit dhe forcimin e rolit të stafit mësimor në ndërtimin e një kulture të sigurisë digjitale, si pjesë e një mjedisi arsimor të sigurt.

Buletini i Lajmeve të Sigurisë Kibernetike Dhjetor 2025