Në kuadër të Maratonës Kombëtare për Sigurinë Kibernetike për vajzat dhe gratë, një nismë e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), u zhvillua aktiviteti “Ndërtimi i një rrjeti profesional: Mbështetja e vajzave të reja në siguri kibernetike”.
Takimi solli disa modele suksesi që kanë ndërtuar rrugëtimin e tyre në fushën e sigurisë kibernetike për të ndarë përvoja, frymëzim dhe ide për rritje të përbashkët.
Në qendër të diskutimit ishin bashkëpunimi, mentorimi dhe fuqizimi i ndërsjellë, si baza për të krijuar një komunitet që mbështet zhvillimin profesional të vajzave dhe grave në këtë fushë.
Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me British Council, duke forcuar përpjekjet për të mbështetur talentet e reja në fushën e sigurisë kibernetike.
 
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
  
 
 
								 
								 
 
