Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një tjetër aktivitet ndërgjegjësues në qytetin e Elbasanit, kësaj radhe me pjesëtarë të komunitetit rom. Në fokus të këtij sesioni ishin praktikat bazë të sigurisë digjitale dhe rritja e ndërgjegjësimit për mbrojtjen e të dhënave personale në mjedisin online.
Ky aktivitet është pjesë e qasjes gjithëpërfshirëse të AKSK për fuqizimin e komuniteteve nëpërmjet informimit dhe edukimit. Nëpërmjet bashkëbisedimit dhe shembujve praktikë, pjesëmarrësit patën mundësinë të njihen me mënyra të thjeshta por efektive për të shmangur rreziqet digjitale që mund të përballet çdo përdorues i teknologjisë.
AKSK shpreh mirënjohje për mbështetjen e One Albania në realizimin e kësaj nisme, si dhe për bashkëpunimin e Lëvizjes Rinore Egjiptiane dhe Rome në angazhimin e komunitetit dhe organizimin e aktivitetit. Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike do të vijojë me aktivitete të ngjashme në qytete të tjera të vendit, me synimin për të forcuar kapacitetet bazë të të gjithë qytetarëve në përdorimin e sigurt të teknologjisë.
#AKSK #HigjienaKibernetike








