AKSK vijon bashkëpunimin me universitetet: Trajnim me SimSpace për studentët e UET

Studentët e Teknologjisë së Informacionit dhe Inxhinierisë Teknologjike në Universitetin Europian të Tiranës patën mundësinë të angazhohen në një trajnim praktik me platformën SimSpace, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Përmes simulimeve të avancuara të incidenteve kibernetike, ata u ekspozuan ndaj skenarëve të ngjashëm me ato që përballen profesionistët e fushës, duke zhvilluar aftësi konkrete në identifikimin dhe menaxhimin e kërcënimeve.

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, studentëve do t’u mundësohet akses i vazhdueshëm në platformën SimSpace përgjatë gjithë vitit, si një mjet i vlefshëm për thellimin e njohurive teknike.

AKSK vijon angazhimin për të ndërtuar ura bashkëpunimi me universitetet, në funksion të përgatitjes praktike të gjeneratës së re të profesionistëve në fushën e sigurisë kibernetike.
AKSK mirëpret CIRT-et rajonale në një trajnim intensiv kibernetik në Cyber Lab dhe Cyber Range.