AKSK vijon bashkëpunimin me universitetet: Trajnim me platformën SimSpace për studentët në FSHN  

Pas energjisë së jashtëzakonshme të Western Balkans Cyber Camp, vazhdojmë me të njëjtin fokus: trajnimin dhe fuqizimin e të rinjve.

AKSK ishte me studentët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës, në një trajnim praktik duke përdorur platformën SimSpace. Ata u përfshinë në simulime reale të sulmeve kibernetike dhe patën mundësinë të ushtrojnë njohuritë e tyre në kushte të kontrolluara, nën udhëzimin e ekspertëve tanë.

Ky trajnim është pjesë e bashkëpunimit të vazhdueshëm të AKSK me universitetet në vend, me synimin për të forcuar aftësitë praktike të studentëve dhe për të përgatitur një brez të gatshëm të mbrojë të ardhmen digjitale të Shqipërisë.

#AKSK #SimSpace #FSHN #SiguriaKibernetik
 
Western Balkan Cyber Camp 2025 – 60 të rinj nga 6 vende të Ballkanit përgatiten në Shqipëri për sfidat e sigurisë kibernetike