AKSK pjesë e MatchMaker Albania 2 – Workshop mbi reagimin dhe menaxhimin e incidenteve kibernetike

Në kuadër të MatchMaker Albania, zona Digital Horizons u shndërrua në një hapësirë dinamike ku u trajtuan zhvillimet më të fundit në teknologji dhe transformim digjital, duke vendosur në fokus edhe rëndësinë e sigurisë kibernetike në këtë ekosistem në zhvillim.

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ishte pjesë aktive duke udhëhequr një workshop të dedikuar mbi “Cyber Incident Response”, ku u prezantuan praktikat më të mira për identifikimin, menaxhimin dhe reagimin ndaj incidenteve kibernetike në kohë reale.

Gjatë këtij sesioni, u trajtuan qasje konkrete për analizimin e incidenteve, koordinimin e reagimit ndërinstitucional dhe forcimin e mekanizmave të raportimit dhe shkëmbimit të informacionit. Gjithashtu, u theksua rëndësia e rritjes së gatishmërisë institucionale dhe e standardizimit të proceseve për përballimin efektiv të kërcënimeve kibernetike.

Në fokus të diskutimeve ishte domosdoshmëria e forcimit të kapaciteteve për reagim ndaj incidenteve kibernetike, si një element kyç për rritjen e qëndrueshmërisë dhe mbrojtjen e infrastrukturave digjitale.

Reagim mbi incidentin kibernetik ndaj Postës Shqiptare