Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në bashkëpunim me CRDF Global dhe me mbështetjen e Departamentit Amerikan të Shtetit, organizoi trajnimin “Higjiena Kibernetike dhe Praktikat më të Mira të Sigurisë”, të dedikuar për punonjësit e sektorit shëndetësor.
Ky trajnim u fokusua në parimet bazë të sigurisë kibernetike, përdorimin e sigurt të internetit, inteligjencën me burim të hapur (OSINT) dhe teknikat e inxhinierisë sociale.
Në aktivitet morën pjesë 400 pjesëmarrës online dhe 30 në sallë, duke krijuar një hapësirë të vlefshme për shkëmbim njohurish dhe praktikash të sigurta.
Ky aktivitet është pjesë e angazhimit tonë të vazhdueshëm për të rritur ndërgjegjësimin dhe aftësitë e profesionistëve në sektorët kritikë, duke siguruar një mjedis më të sigurt për qytetarët.
#AKSK #CyberSecurity #CyberHygiene #CRDFGlobal



















