Shqipëria në Takimin Global të OKB-së për Sigurinë Kibernetike

Në kuadër të angazhimit në forumet ndërkombëtare mbi sigurinë kibernetike, Shqipëria mori pjesë në Takimin Organizativ të Mekanizmit Global të OKB-së mbi Teknologjitë e Informacionit dhe Komunikimit në kontekstin e sigurisë ndërkombëtare, e përfaqësuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).

Takimi u zhvillua javën e kaluar, më 30–31 mars, në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara në New York, dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në avancimin e bashkëpunimit ndërkombëtar, ndërtimin e besimit dhe promovimin e sjelljes së përgjegjshme të shteteve në hapësirën kibernetike.

Gjatë diskutimeve dyditore, shtetet anëtare riafirmuan angazhimin për forcimin e stabilitetit dhe sigurisë në fushën digjitale, duke theksuar rëndësinë e koordinimit shumëpalësh dhe shkëmbimit të praktikave më të mira.

Në fjalën e mbajtur, u nënvizua se Shqipëria do të vijojë të kontribuojë në mënyrë aktive në përpjekjet globale për një hapësirë kibernetike të sigurt, të hapur dhe të qëndrueshme. Gjithashtu, u theksua rëndësia e thellimit të bashkëpunimit rajonal si një element kyç për përballimin efektiv të sfidave të përbashkëta në fushën e sigurisë kibernetike.

Shqipëria mbetet e përkushtuar në forcimin e partneriteteve ndërkombëtare dhe në ndërtimin e një ekosistemi digjital më rezistent dhe më të sigurt.

Hapen aplikimet për Girls in ICT 2026 Tirana