41 Senatorë Nga Shkollat e Mesme Trajnohen Mbi Higjienën Kibernetike

Edukimi për sigurinë dhe përdorimin e përgjegjshëm të teknologjisë, është pjesë e projekteve në shkolla me qëllim formimin e brezave të ndërgjegjshëm, të aftë dhe të sigurt në botën online.

41 senatorë nga gjimnazet e Tiranës morën pjesë në një trajnim mbi higjienën kibernetike, etikën online dhe sigurinë digjitale, për t’u bërë më pas trajnerë të shkollave të tyre, duke promovuar te bashkëmoshatarët përdorimin e sigurt të teknologjisë digjitale.

Gjatë këtij programi, të organizuar nga Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Prezencën e OSBE-së në Shqipëri nëpërmjet ushtrimeve praktike dhe simulimeve reale, ata mësuan si të mbrojnë të dhënat personale, si të parandalojnë bullizmin online, si të ndërtojnë fjalëkalime të forta dhe rëndësinë e gjurmës digjiale.

 

 

 

AKSK dhe DiVA mbështesin digjitalizimin dhe mbrojtjen e SME-ve