Kujdes nga emailet që pretendojnë të vijnë nga CrowdStrike

Tregohuni të kujdesshëm nga emailet që pretendojnë të vijnë nga CrowdStrike. Aktorë të krimit kibernetik po shfrytëzojnë problemin teknik të së premtes duke u shtirur si kompania e sigurisë kibernetike “CrowdStrike”.

Sipas CrowdStrike të cilët kanë monitoruar aktivitetin e dëmshëm që shfrytëzon këtë ngjarje, ka marrë raportime se aktorët kërcënues po kryejnë aktivitetet e mëposhtme:
  • Dërgojnë email phishing duke u shtirur si mbështetje e CrowdStrike për klientët.
  • Shtirjen si staf i CrowdStrike në telefonata.
  • Shtirjen si ekspertë, duke pretenduar se kanë prova që çështja teknike lidhet me një sulm kibernetik dhe ofrojnë këshilla për zgjidhjen e problemit.
  • Shesin skripte që pretendojnë të automatizojnë rikuperimin nga problemi i përditësimit të përmbajtjes.

Gjithashtu CrowdStrike ka vëzhguar se hakerat po shpërndajnë një arkivë ZIP të dëmshme të quajtur crowdstrike-hotfix.zip. Arkiva ZIP përmban një payload HijackLoader e cila kur ekzekutohet, ngarkon RemCos.

AKSK rekomandon që kompanitë të sigurohen që po komunikojnë me përfaqësuesit realë të CrowdStrike përmes kanaleve zyrtare dhe të ndjekin udhëzimet teknike që ekipet e mbështetjes së CrowdStrike japin në faqet zyrtare.
Lexoni këto artikuj zyrtarë të CrowdStrike për më shumë informacion:
Njoftim zyrtar
AKSK