Festat e Fundvitit – Takim për Vigjilencë të Shtuar me Infrastrukturat Kritike të Informacionit

Gjatë ditëve të fundit të këtij fundviti, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike organizoi disa takime me përfaqësuesit e Infrastruktures Kritike të Informacionit. Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte diskutimi dhe shkëmbimi i informacionit mbi rreziqet kibernetike që mund të shtohen gjatë periudhës festive, si dhe masat që duhen ndërmarrë për të parandaluar dhe adresuar këto kërcënime.
Këto takime u përqendruan në promovimin e praktikave më të mira, rritjen e vigjilencës dhe forcimin e bashkëpunimit mes institucioneve për të siguruar mbrojtjen e infrastrukturave kritike. Festat janë një moment gëzimi për të gjithë, por siguria kibernetike duhet të mbetet prioritet, për të garantuar një fundvit të sigurt dhe të qetë për çdo qytetar dhe institucion.
AKSK krijon Laboratorin e Sigurisë Kibernetike: Platformë Simuluese për Trajnim dhe Përgatitje ndaj Kërcënimeve Digjitale