Transparency Program
Programi i Transparences
Programi i Transparencës
Autoriteti Kombëtar për Certifikimin Elektronik dhe Sigurinë Kibernetike
Bazuar në nenin 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të drejtën e informimit” (në vijim “LDI”), Autoriteti Publik (AKCESK) publikon Programin e Transparencës (në vijim “PT”) të miratuar nga titullari i institucionit. AKCESK publikon informacion sipas veprimtarisë së tij funksionale, si dhe do të rishikojë e përditësojë PT në çdo rast të ndryshimit të aktivitetit institucional, kuadrit ligjor rregullator apo çdo elementi tjetër që ka lidhje me transparencën proaktive.
Në PT të AKCESK janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik. Informacioni publik pa kërkesë duhet të jetë: i plotë, i saktë, i përditësuar, i thjeshtë në konsultim, i kuptueshëm, lehtësisht i aksesueshëm dhe i pajtueshëm me dokumentet origjinale në posedim të Autoritetit. Gjithashtu, përpara publikimit të informacionit AKCESK vlerëson nësë ka ndonjë kufizim ligjor për publikim.
Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AKCESK.
Në PT janë të specifikuara kategoritë e informacionit të detyrueshëm për t’u bërë publik, mënyra e publikimit, si dhe parashikimet ligjore prej të cilave lind detyrimi për publikim. Në publikimin e informacionit, AKCESK mban parasysh interesin e publikut, si dhe të mundësojnë aksesimin lehtësisht në informacionin publik.
Rreth autoritetit
Kuadri ligjor rregullator
Tekstet e plota
E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
- Struktura organizative/Organigrama
- Struktura e pagave
- Funksionet dhe detyrat e AKCESK
- CV-të dhe pagat e nënpunësve që janë subjekt deklarimi sipas ligjit, përfshirë Titullarin e AKCESK, përshkrim të procedurës së zgjedhjes, kompetencat dhe detyrat e tyre
- Procedura që ndjekin funksionarët e lartë të AKCESK për të marrë vendime
- Procedurat dhe mekanizmat për të bërë kërkesë dhe ankesë që lidhen me veprimet ose mosveprimet e AKCESK (Përfshirë adresën postare/elektronike për depozitimin e kërkesave dhe ankesave – Afatet dhe mënyrën e kthimit të përgjigjeve)
- Legjislacion ndërkombëtar
- Legjislacion kombëtar
- Akte nënligjore
- Rregullore
- Kodi i sjelljes
- Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit*
- AKCESK nuk miraton rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit.
- Strategji
- Raport vjetor
- Manuale/dokument politikash, që ka lidhje me funksionet e AKCESK dhe që prek publikun
- Koordinatori
- Fjoralba Çela
- E-mail
- Tel
- 04-22-21039
- Adresa
- Rruga. “Papa Gjon Pali II”, Nr. 3 Kati I Tiranë Shqipëri
- Orari
- E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
E premte: 08:00 – 14:00
- E hënë – E enjte: 08:00 – 16:30
- Format kërkese / Shpjeguese (Hapat që duhet të ndiqen për të bërë një kërkesë për informim)
- Format ankese / Shpjeguese (Procedura e ankimit tek Autoriteti)
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë mbi AKCESK
Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare të AKCESK
Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese të koncesionit/partneritetit publik privat
- Planet strategjike të punës
- Raporte monitorimi/auditimi (Ministria e Financave)
- Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së AKCESK
- Buxheti, plani i shpenzimeve për vitin financiar në vijim dhe vitet e kaluara (sipas viteve)
- Raport vjetor për zbatimin e buxhetit dhe anekset (sipas viteve)
- Donacione, sponsorizime (sipas viteve)
- Dokumente që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara*
- AKCESK nuk tarifon pagesë për shërbimet e tij.
Shënim: Në ato raste kur autoriteti publik vetëfinancohet nga tarifat e licencave ose çdo formë tjetër e financimit të drejtpërdrejtë nga subjektet e rregulluara prej tij, bëhen publike edhe dokumentet që tregojnë gjendjen e shlyerjes së detyrimeve nga subjektet e licencuara.
- Lista e kontratave të lidhura (përfshirë shumën e kontraktuar, palët kontraktuese dhe përshkrimin e shërbimeve)
- Regjistri i realizimeve dhe donacionet (sipas viteve)
- Regjistri i parashikimeve të prokurimit publik
- Regjistri i realizimeve të prokurimit publik
- Informacion mbi zbatimin dhe monitorimin e kontratave, si dhe udhëzues e politika të ndryshme
Shërbimet që ofrohen nga AKCESK
Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të AKCESK
Sistemi i mbajtjes së dokumentacionit, llojet dhe format e dokumenteve
- Lista e Shërbimeve* që ofron AKCESK, përfshirë (tarifat, formular aplikimi, afati kohor, procedurë ankimimi, standardet për cilësinë e shërbimit):
- Akrediton Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar
- Mbikqyr/Inspekton procesin e lëshimit të certifikatave të kualifikuara elektronike dhe implementimin e nënshkrimit elektronik, identifikimin elektronik dhe shërbimet e tjera të besuara.
- Auditon OIRI dhe OIKI mbi zbatimin e masave të Sigurisë Kibernetike
- Për procedurat e akreditimit dhe Auditimit te OIRI dhe OIKI nuk aplikohet asnjë tarifë
Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etj.
- Njoftimi dhe konsultimi publik
- Komente/Rekomandime/Opinione të palëve të interesuara/grupe interesi*
- Shqyrtimi i komenteve dhe rekomandimeve*
- Raportet vjetore për transparencën në procesin e vendimmarrjes*
- Procedura/mekanizma për të dhënë mendime lidhur me hartimin e politikave publike apo ushtrimin e funksioneve të AKCESK*
- Emër mbiemër të koordinatorit për konsultimin publik, adresë postare/elektronike
Shënim: AKCESK nuk ka iniciativë për propozimin e akteve ligjore.
- Lista e dokumenteve që administrohen nga AKCESK me afatet e ruajtjes
- Formën e dokumenteve/informacioneve (elektronik, kopje fizike, audio, video, foto)
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve
Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga AKCESK
Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga AKCESK
- Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga AKCESK*
- Kategoritë dhe format e ndihmës shoqërore/subvencioneve*
- Procedura për të përfituar ndihmën shoqërore/subvencionet dhe dokumentacioni përkatës për aplikim*
- Procedura e ankimimit*
Shënim: AKCESK nuk e ofron këtë shërbim.
Shënim: AKCESK vlerëson publikimin duke patur parasysh informimin e publikut mbi çështjet e sigurisë kibernetike dhe shërbimeve të besuara