Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, në ushtrim të kompetencave të tij për garantimin e sigurisë në hapësirën digjitale dhe ndërgjegjësimin e publikut për rreziqet kibernetike, informon qytetarët mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe […]
Gjatë pushimeve verore, përdorimi i teknologjisë nga fëmijët rritet ndjeshëm. Mungesa e angazhimeve shkollore dhe disponueshmëria më e madhe e kohës së lirë bëjnë që pajisjet digjitale – telefonat, tabletët dhe kompjuterët – të bëhen pjesë e përditshme e jetës së tyre. Si rezultat, rreziku i ekspozimit ndaj kërcënimeve kibernetike shtohet dukshëm.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) shpall hapjen e thirrjes për përzgjedhjen e ekipit shqiptar që do të përfaqësojë Shqipërinë në European Cyber Security Challenge (ECSC) 2025, një nga garat më të rëndësishme evropiane në fushën e sigurisë kibernetike për të rinjtë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) njofton të gjitha infrastrukturat kritike dhe të rëndësishme të informacionit për identifikimin e një cenueshmërie kritike në produktin Microsoft SharePoint, CVE-2025-53770. Kjo cenueshmëri është një variant i avancuar i CVE-2025-49706 dhe mundëson ekzekutim të komandave në distancë (RCE) pa nevojë për autentikim, duke u dhënë aktorëve keqdashës akses të plotë në përmbajtjen e SharePoint, përfshirë edhe skedarët e konfigurimeve. […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një trajnim të dedikuar me përfaqësues të disa Ofruesve të Shërbimeve të Internetit (ISP), të cilët tashmë janë pjesë e listës së re të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit.
Në zbatim të ligjit nr. 25/2024 “Për sigurinë kibernetike” dhe metodologjisë përkatëse, është miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave lista e përditësuar e operatorëve të infrastrukturave kritike dhe të rëndësishme të informacionit, e cila përfshin gjithsej 215 operatorë në nivel kombëtar: 133 të klasifikuar si infrastrukturë kritike, 82 si infrastrukturë e rëndësishme e informacionit.
Po jetojmë në një periudhë të karakterizuar nga cenueshmëria digjitale dhe paqëndrueshmëria gjeopolitike. Në këtë kontekst, siguria kibernetike nuk është më thjesht çështje e qëndrueshmërisë kombëtare, por përbën një dimension thelbësor të procesit të integrimit europian në rajonin tonë. Për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor (WB6), domosdoshmëria për t’u përafruar me kuadrin e Bashkimit Europian […]
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike ju fton të bëheni pjesë e webinarit informues mbi qeverisjen, rreziqet dhe standardet në fushën e sigurisë kibernetike. Çfarë do të mësoni: Cilat janë strategjitë për të menaxhuar qeverisjen dhe rreziqet e sigurisë kibernetike? Cilat janë standardet kryesore në menaxhimin e sigurisë së informacionit dhe roli i tyre në ruajtjen e sigurisë? Cilat janë […]
Analizë teknike nga ekspertët e AKSK për sulmin ndaj sistemit IT të Bashkisë Tiranë.
Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) informon opinionin publik se ditën e sotme është konstatuar një incident kibernetik që ka prekur disa prej infrastrukturave dhe sistemeve të informacionit të Bashkisë Tiranë.