Forcimi i qëndrushmërisë kibernetike kombëtare/ AKSK diskuton prioritetet me Infrastrukturat Kritike dhe të Rëndësishme të informacionit

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike zhvilloi një takim me përfaqësues të Infrastrukturave Kritike dhe të Rëndësishme të Informacionit, me fokus forcimin e qëndrueshmërisë kibernetike kombëtare dhe thellimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve publike dhe operatorëve privatë.

Western Balkans Cyber Camp 2026 bashkoi në Shqipëri të rinjtë e sigurisë kibernetike nga i gjithë rajoni

Edicioni i tretë i Western Balkans Cyber Camp 2026 bëri bashkë të rinj të apasionuar pas sigurisë kibernetike nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut, Serbia, Mali i Zi dhe Bosnjë & Hercegovina, në një eksperiencë tre-ditore të fokusuar në bashkëpunim rajonal, zhvillim profesional dhe trajnim praktik në fushën e sigurisë kibernetike.

Hapen aplikimet për Western Balkans Cyber Camp 2026

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) fton të rinjtë e talentuar nga vendet e Ballkanit Perëndimor të aplikojnë për edicionin e tretë të Western Balkans Cyber Camp, i cili do të zhvillohet më 08–10 maj 2026, në Durrës, Shqipëri. I konceptuar për të fuqizuar gjeneratën e ardhshme të profesionistëve të sigurisë kibernetike, ky kamp tre-ditor […]