Kalo tek përmbajtja kryesore
Live Alert Kritik: CVE-2026-76461 – Cisco Secure Email Lexo më shumë →
Lajme

Trajnim/ Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?

Sa dimë për atë që fëmijët tanë përjetojnë online? 📱👨‍👩‍👧‍👦

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, organizon takimin: “Prindërimi në Epokën Digjitale: Çfarë Fshihet Pas Ekranit të Fëmijës Tënd?”

Një hapësirë e dedikuar për të folur hapur për sfidat që fëmijët përballojnë në mjedisin digjital dhe për rolin që prindërit kanë në parandalimin dhe adresimin e tyre.

Në fokus të takimit:

🔹 Siguria dhe privatësia e fëmijëve online
🔹 Rrjetet sociale dhe mbrojtja e të dhënave personale
🔹 Bullizmi, ngacmimi dhe format e tjera të dhunës online
🔹 Përmbajtjet dhe kontaktet e papërshtatshme apo të rrezikshme
🔹 Komunikimi dhe besimi mes prindit dhe fëmijës
🔹 Shenjat që duhen vënë re dhe mënyrat e raportimit

Përmes këshillave praktike dhe diskutimit me ekspertë, prindërit do të kenë mundësi të kuptojnë më mirë rreziqet online dhe mënyrat konkrete për t’i mbështetur e mbrojtur fëmijët e tyre.

Takimi do të zhvillohet me pjesëmarrje fizike dhe online.

Për t’u bërë pjesë, regjistrohuni në linkun:
https://forms.cloud.microsoft/e/7AGQNVzV7q?origin=lprLink

Siguria e fëmijëve online është një përgjegjësi e përbashkët.

Shpërndaj Postimin