AKSK në Bashkëpunim me SEI dhe Departamentin Amerikan të Shtetit zhvillon trajnimin për Menaxhimin e Riskut në Organizata

Rritja e kapaciteteve për vlerësim dhe menaxhim të riskut në sigurinë kibernetike është një nga objektivat e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK).
Për këtë qëllim, më datat 3-5 Qershor, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) në bashkëpunim me Software Engineering Institute (SEI) dhe me mbështetje të Departamentit Amerikan të Shtetit, organizuan trajnimin onsite dhe online me temë “Enterprise Risk Management”.

Ky trajnim u zhvillua me pjesëmarrje të punonjësve të profilizuar në IT/ICT/siguri kibernetike dhe instruktorë nga Software Engineering Institute (SEI), Universiteti Carnegie Mellon.

Buletini I Lajmeve Të Sigurisë Kibernetike Maj 2024
AKSK