Si qëndron aktiv HEAVYGRAM në pajisje, si merr komanda përmes Telegram-it dhe çfarë gjurmësh lë në sistem?
AKSK publikon analizën teknike të HEAVYGRAM, i njohur edhe si CHOSEN BRICK, i përdorur në fushata spiunazhi kibernetik kundër aktivistëve dhe gazetarëve në vende të ndryshme. Sipas analizës, këto veprimtari lidhen me aktorë kibernetikë që veprojnë në emër të Ministrisë së Inteligjencës dhe Sigurisë së Iranit (MOIS).
Dokumenti shqyrton skedarin keqdashës, mekanizmat e ekzekutimit dhe qëndrueshmërisë në sistem, komunikimin me infrastrukturën e komandimit dhe kontrollit (C2), funksionet keqdashëse dhe indikatorët e komprometimit. Analiza përmban gjithashtu rekomandime konkrete për identifikimin, monitorimin dhe adresimin e rasteve të mundshme të komprometimit.
Lexoni analizën e plotë: https://aksk.gov.al/analize-teknike-mbi-skedarin-keqdashes-heavygram-fushate-e-lidhur-me-mois/
