Në datën 26 Prill, AKCESK zhvilloi në Fakultetin e Teknologjisë së Informacionit, në Universitetin “Aleksandër Moisiu”, Durrës një trajnim me temë: TableTOP Exercises & Cyber Drill.
Siguria kibernetike është bërë kryefjalë e viteve të fundit, pas sulmeve të shumta mbi platformat e institucioneve publike që kanë paralizuar punën dhe shërbimet e shumë prej tyre.
Trajnimi synoi të informojë dhe aftësojë studentët me situtata konkrete në mjedisin e sulmeve kibernetike nëpërmjet skenarëve real: Catch the Flag.
Nëpërmjet Catch the Flag ofrohet një mjedis mësimi dinamik dhe praktik për të rritur dhe demonstruar aftësitë e sigurisë kibernetike.Këto aktivitete nxisin vizionin e studentëve në lidhje me të gjitha mundësitë profesionale që ofron Teknologjia e Informacionit.