Përfaqësues të ekipeve kombëtare të reagimit ndaj incidenteve kibernetike nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia e Veriut morën pjesë në një trajnim dhe shkëmbim eksperiencash me CERT-in e Polonisë. Aktiviteti, i organizuar nga DCAF me mbështetjen e GIZ, kishte si synim forcimin e kapaciteteve teknike dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal për përballimin e sfidave kibernetike.
Gjatë sesionit hapës, Drejtori i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, z. Igli Tafa, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë për të rritur aftësitë teknike dhe përmirësuar reagimin ndaj incidenteve kibernetike.
Ai falënderoi DCAF, GIZ dhe CERT-in e Polonisë për mbështetjen dhe mundësinë e shkëmbimit të praktikave më të mira, duke theksuar se iniciativa të tilla ndihmojnë në forcimin e sigurisë kibernetike në nivel kombëtar dhe rajonal.
Si mbështetës i programit, i pranishëm ishte edhe Ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri, SH.T.Z. Karl Bergner, i cili vlerësoi progresin e Shqipërisë në këtë fushë dhe nënvizoi rëndësinë e bashkëpunimit rajonal për adresimin e kërcënimeve kibernetike.
Shkëmbimi i eksperiencave mes ekipeve të sigurisë mbetet thelbësor për përmirësimin e mekanizmave të mbrojtjes dhe ndërtimin e një qasjeje të qëndrueshme ndaj sfidave kibernetike në rajon.
#AKSK #SiguriaKibernetike
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476218523_1276399860560062_1595248789972838861_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476219010_1276400100560038_8075363854690190899_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476296301_1276400000560048_7517997887523399427_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476348233_1276399743893407_4368605417323288464_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476352787_1276399900560058_6576968915205040495_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476359198_1276399960560052_2098330898802908186_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476374735_1276399677226747_516475968624022794_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476455184_1276400127226702_301341390049595910_n-300x200.jpg)
![](https://aksk.gov.al/wp-content/uploads/2025/02/476836453_1276400187226696_5092569611391667500_n-300x200.jpg)